Qetësia dhe heshtja që i nevojiten dijetarit, se ç’kanë diçka të ëmbël e dehëse, si dashuria. Të ushtruarit e mendimit, hulumtimi i ideve, soditja e qetë ë shkencës na japin kënaqësi të mëdha të patreguara, të papërshkrueshme si gjithçka që lidhet me intelektin e që se kapin shqisat tona.
Prandaj jemi të shtrëngruar ti shpjegojmë misteret e shpirtit me krahasime materialiste.
Kënaqësia që ndien duke notuar në një liqen të kulluar, midis shkëmbinjve, pyjeve dhe luleve, kur je fill vetëm e i përkëdhelur nga një puhizë e vakët, do tu jepte njerëzve që smerren me shkencë, një ide shumë të vagëlluar të lumturisë që ndieja kur shpirti im lahej në rrezet e një fare drite, kur dëgjoja zërin e tmerrshëm e të turbullut të frymëzimit, kur, nga një burim i panjohur, figurat rridhnin në trurin tim fërgëllues. Të shikosh se si lind një ide në fushën e abstraksioneve njerëzore, siç lind dielli në mëngjes dhe ngrihet, madje rritet tamam si një fëmijë, arrin pjekurinë, bëhet burrë, është gëzimi më i lartë i gëzimeve tokësore ose, më saktë, është një gëzim hyjnor. Studimet shkencore i japin njëfarë magjie çdo gjëje që na rrethon.
Vërejtje: Teksti është marrë nga romani “Lëkura e shagrenit” që përherë të parë zbuloi gjenialitetin e Honore de Balzak. Veçanërisht në pjesën e fundit të romanit, Balzaku shpesh merret me dobitë shëndetësore të pushimeve malore./Foldrejt.com
VAGËLLUAR mb.
- Që jep një dritë të zbehtë, që është duke u shuar a duke humbur dritën, që ndrit nëpër mjegull; që sapo nis të zbardhëllejë; që duket si nëpër mjegull. Dritë e vagëlluar. Mëngjes (perëndim) i vagëlluar. Mbrëmje e vagëlluar. Brigje të vagëlluara.
- fig. Që ka humbur qartësinë, forcën etj.; i errët, jo i qartë; i vagët. Me vështrim të vagëlluar. Kujtime (përfytyrime, shpresa) të vagëlluara. Përshkrim i vagëlluar.
FËRGËLLI f. zakon.
Të dridhurat, dridhma, rrëqethje. Ethe me fërgëlli. E zunë fërgëllitë (nga ethet).
PUHI(ZË) f.
Erë e lehtë freskuese, që fryn zakonisht në pranverë e në verë; fllad. Puhi e lehtë. Puhi pranverore. Puhia e detit.