Një bandë prej 21 migrantësh shqiptarë ‘pushtuan’ një anije të Mbretërisë së Bashkuar, pasi u fshehën në ngarkesën e saj me turbina ere.
Sipas ‘The Sun’, shqiptarët ishin fshehur me ditë të tëra, aty ku asnjërit prej marinarëve nuk i shkonte mendja, në njërën nga tehet e mprehtë të turbines me erë.
Sipas tyre, emigrantët kishin kontroll mbi anijen dhe ata i kishin kërkuar ushqim dhe cigare ndërsa ishin të ankoruar në Great Yarmouth, në Norfolk.
Ekuipazhi prej dhjetë marinarësh, në panik dha alarmin përmes radios duke thënë se kishin zbuluar një numër të madh shqiptarësh në anije.
Emigrantët shqiptarë u ndaluan nga rojet kufitare dhe ndaj tyre do të hapet një proces gjyqësor në përputhje me rregullat e imigracionit.
Nëntëmbëdhjetë burra dhe dy fëmijë ishin fshehur të premten në anije përpara se ajo të nisej nga Bilbao, në Spanjën veriore dhe qëndruan aty deri të marten, kur anija mbërriti në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar.