Banesat kolektive në Plemetin janë përfshirë nga flakët.
Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti politik i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Ahmeti, i cili përmes një postimi në Facebook ka publikuar një video ku shihet që banesat e përfshira nga flakët.
“Banesat kolektive në Plemetin janë përfshi nga flaka. Banorë të shumtë janë të ngujuar brenda, për më tepër se gjysmë ore as zjarrëfikësit e as ekipet emergjente për tërheqje të qytetarëve nuk janë askund”, ka shkruar Ahmeti.
Klan Kosova ka tentuar të kontaktojë me policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje lidhur me rastin, mirëpo për momentin nuk kanë qenë të qasshëm.