Të paktën 19 persona humbën jetën sot dhe dhjetëra u plagosën në një aksident autobusi në Bangladeshin qendror, tha policia.
Aksidenti ndodhi kur autobusi doli nga autostrada në një kanal të thellë, njoftuan agjencitë.
Numri i të vdekurve mund të rritet, pasi disa nga pasagjerët e lënduar janë në gjendje kritike, tha një zyrtar i policisë në qytetin e Shibçarës, ku ndodhi aksidenti./FolDrejt/