Qindra mijëra njerëz në Bangladesh do të evakuohen për shkak të ciklonit Sitrang.
Sipas mediave vendase, Departamenti i Meteorologjisë në Bangladesh njoftoi se cikloni Sitrang mund të jetë efektiv me 88 kilometra në orë në brigjet jugore të vendit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Autoritetet bënë të ditur se shirat intensivë kanë filluar të tregojnë efektin e tyre dhe paralajmëruan popullatën për përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.
“Nga rajonet Patuakhali, Bhola, Barguna dhe Jhalokathi do të evakuohen rreth 400 mijë njerëz”, njoftuan autoritetet duke theksuar se në qytetin Barishal janë përgatitur mbi 1.000 strehimore.
Zyrtarët e rajonit Patuakhali thanë se 250 mijë njerëz do të evakuohen këtë natë dhe se në zonë ndodhen 703 strehimore për ciklonet.
Krahas kësaj zyrtarët njoftuan se për shkak të shirave intensivë dhe ciklonit do të mbyllen dy aeroporte ndërkombëtare dhe një aeroport lokal.
Autoritetet aeroportuale tërhoqën vëmendjen se për shkak të reshjeve të dendura janë të detyruar të ndalojnë aktivitetet dhe se do të veprojnë sipas situatës së motit./FolDrejt/