Goditjet klimatike mund të shtyjnë miliona brazilianë në varfëri ekstreme deri në vitin 2030, sipas një raporti të publikuar sot nga Banka Botërore, duke i kërkuar vendit të përshpejtojë investimet në burimet e rinovueshme të energjisë.
Fatkeqësitë natyrore, veçanërisht përmbytjet dhe thatësirat, së bashku me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe reduktimin e produktivitetit të punës, do të godasin më të varfrit në vendin e Amerikës së Jugut, thuhet në raport.
Brazili është në një pozicion të fortë për të rritur furnizimin me burime të rinovueshme të energjisë, duke pasur parasysh se tashmë më shumë se 80 për qind e furnizimit total vjen nga burime të rinovueshme, ndërsa mesatarja botërore është midis 15 dhe 27 për qind, shtoi raporti./FolDrejt/