Banka Botërore ka njoftuar një financim shtesë prej 2.5 miliardë dollarësh për Ukrainën, që synon mbështetjen e shërbimeve thelbësore dhe funksioneve kryesore të qeverisë, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Huadhënësi i zhvillimit ka mobilizuar më shumë se 20.6 miliardë dollarë në financim emergjent për Ukrainën deri më sot.
“Një vit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, bota vazhdon të dëshmojë shkatërrimin e tmerrshëm që i është shkaktuar vendit dhe popullit të tij”, tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass në një deklaratë. /FolDrejt/