Dikur ky vend kishte probleme me sigurimin e vaksinave për shkak të dërgesave të kufizuara dhe negociatave të gjata, por tani është i pajisur mirë me sasinë e nevojshme të dozave.
Banka Botërore ka miratuar një kredi prej 454.4 milionë euro (474.4 milionë dollarë) për Afrikën e Jugut për të financuar blerjen e vaksinës kundër Covid-19, njoftuan huadhënësi ndërkombëtar dhe Thesari Kombëtar i Afrikës së Jugut, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Afrika e Jugut regjistroi numrin më të madh të rasteve të infeksionit dhe vdekjeve nga koronavirusi në kontinentin afrikan, me më shumë se 3.9 milionë të infektuar dhe më shumë se 101,000 vdekje të konfirmuara./FolDrejt/