Ekonomia e Maqedonisë këtë vit do të shënojë rritje ekonomike prej 2.9 për qind, ndërsa për vitin 2021 parashikohet rritje prej 3.3 për qind, shkruan në raportin e Bankës Botërore për lëvizjen e ekonomisë botërore për disa vitet e ardhshme.
Sipas raportit të Bankës Botërore, Maqedonia përfundoi vitin 2018-të me rritje ekonomike prej 2.8 për qind, ndërsa kjo është si rezultat i ndërprerjes së krizës së zgjatur politike, e cila gjithashtu ka përmirësuar edhe sigurinë e investitorëve.
Ekonomia e Maqedonisë në vitet e ardhshme do të ketë rritje më të ngadaltë në krahasim me vendet e rajonit. Rritja më të madhe për vitin 2019 në rajon do të ketë Kosova me 4.5 për qind, Shqipëria (3.6 për qind), Serbia (3.5 për qind), Bosnja dhe Hercegovina (3.4 për qind), Bullgaria (3.1) dhe Mali i Zi dhe Kroacia do të kenë rritje prej 2.8 për qind, transmeton Alsat M.
Ekonomia Botërore do të shënoj rritje prej 2.9 për qind në vitin 2019 dhe 2.8 për qind për vitet 2020 dhe 2021.
Eurozona këtë vit do shënoj rritje prej 1.6 për qind, ndërsa për vitin 2020 1.5 për qind dhe vitin 2021 1.3 për qind.