Banka Botërore e ka rritur vlerësimin e saj për koston e rimëkëmbjes dhe rindërtimit të Ukrainës nga lufta e Rusisë në më së paku 411 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme.
Vlerësimi u bë në bashkëpunim me Grupin e Bankës Botërore, Qeverisë së Ukrainës, Komisionin Evropian dhe OKB-së, sipas një raporti të Al Jazeera të publikuar të mërkurën, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Shifra e fundit ishte rritur nga 349 miliardë dollarë nga parashikimi i mëparshëm.
Dëmet e drejtpërdrejta të ndërtesave dhe infrastrukturës kanë arritur në 135 miliardë dollarë deri më tani nga lufta më shumë se njëvjeçare.
Rreth 2 milionë shtëpi dhe më shumë se 20 për qind e institucioneve shëndetësore publike u dëmtuan, si dhe është konfirmuar vdekja e të paktën 9.655 civilëve, duke përfshirë 461 fëmijë, sipas raportit.
Gjithashtu theksohet se lufta e Rusisë ka përmbysur progresin ekonomik 15-vjeçar të Ukrainës, duke ulur produktin e brendshëm bruto të vendit me 29 për qind dhe duke shtyrë 1,7 milion njerëz në varfëri./FolDrejt/