Banka Qendrore e Ukrainës ka shitur 12.4 miliardë dollarë rezerva ari që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas një deklarate të zëvëndësguvernatores së bankës.
“Ne po shesim arin në mënyrë që importuesit tanë të jenë në gjendje të blejnë mallrat e nevojshme për vendin,” tha zëvendësguvernatorja Kateryna Rozhkova për televizionin kombëtar.
Ajo tha se ari nuk po shitej për të mbështetur monedhën e Ukrainës hryvnia./Reuters/