Banka Qendrore e Federatës Ruse (CBRF) pret që inflacioni në Rusi të jetë 3.6 për qind në tremujorin e dytë.
Ky informacion vjen nga raporti i rregullatorit për politikën monetare, raporton Kommersant, përcjell Fol Drejt.
Sipas të dhënave të CBRF, për shkak të efektit të një baze të lartë në periudhën mars-prill 2022, inflacioni vjetor në tremujorin e dytë 2023 do të jetë nën objektivin e përcaktuar prej 4.0 për qind./FolDrejt/