Banka qendrore e Ukrainës ka thënë se është duke përgatitur sistemin bankar të vendit për t’u marrë me ndërprerjet e kërcënuara.
Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, thuhet: “Parashikohet të sigurohet qëndrueshmëria e 14 bankave të rëndësishme sistematike të vendit, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
“Nëse është absolutisht e nevojshme, banka kombëtare do të sigurojë kryesisht aktivitetet vitale të bankave shtetërore.”
Rusia ka sulmuar sistematikisht shërbimet energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në pjesë të konsiderueshme të vendit./FolDrejt/