Në Ternitz të Austrisë diaspora shqiptare prej disa vitesh kërkon leje për ndërtimin e një objekti kulturor, shkruan meinbezirk.at. Por kjo ka hasur në pengesa nga banorët lokalë, duke shfaqur frikë se objekti i ri do jetë “xhami”, përcjell foldrejt.com.
Objekti kulturor ose e quajtur edhe si një Qendër Shqiptare është paraparë të ndërtohet në rrugën Ruedlstraße (shih foton poshtë) – por ndërtimet u ndaluan pasi filluan të mblidhen nënshkrimet.
Kryetari i qytetit, socialdemokrati Rupert Dworak shprehet: “Shqiptarët janë tepër të zhgënjyer, veçanërisht gjenerata e re”. Arkitekti, Nargil Shaipi, thotë: ‘Ne kemi lindur dhe studiuar këtu, kurse trajtohemi njëlloj si refugjatët.”
Gjeneratat më të vjetra, të cilët jetojnë prej 40 vjetësh në Austri poashtu shfaqen të irrituar pasi çdo ditë kanë punuar dhe tani vjen koha që paraqiten si të lebrosur.
Kryetari i komunës, ka tentuar ti bind gjithë qytetarët se objekti kulturor i shqiptarëve do ketë vetëm një hapësirë të vogël për falje – 25 metra katrorë, përcjell foldrejt.com.
A ka pasur keqpërdorim të postit zyrtar?
Kryetari Dworak këtu mbrohet duke theksuar se toka është blerë dhe se projekti urbanistik është korrekt me ndërtimin e objektit të shqiptarëve. Problemi qëndron vetëm te protestat e qytetarëve, që nuk duan “xhami”./Foldrejt.com