Dhjetëra banorë të fshatit Luboten të Shkupit, kanë protestuar të enjten para objektit të kompanisë EVN-së në lagjen Butel.
Ata prej disa ditësh kanë probleme me mungesën e rrymës elektrike. Thonë se ndërprerja e energjisë ju shkakton shumë dëme dhe probleme të ndryshme. Protestuesit të revoltuar kanë thyer xhamat e derës hyrëse të objektit të EVN-së në Butel. Dëshmitarë okularë thanë se protestuesit kanë tentuar të futen brenda objektit, por, janë penguar nga sigurimi. Protesta është siguruar edhe nga forca të shumta policore. Nga EVN-ja ende nuk ka ndonjë reagim lidhur me këtë ngjarje.