Rrethet dhe qytetet me pagat mesatare më të larta janë në Gjermaninë Perëndimore, ndërsa ato me pagat më të ulëta janë në Gjermaninë Lindore.
Qytetet e Gjermanisë Perëndimore, Ingolstadt (5,282 €) dhe Wolfsburg (5,238 €) kryesojnë listën e qyteteve me pagat më të larta. Pagat mesatare më të ulëta janë ata që jetojnë në rrethet Gerlitz (2650 euro) dhe Schneeberg (2651 euro) në Saksoni, përcjell Fol Drejt.
Sipas mediave gjermane, dekada pas bashkimit të Gjermanisë, ka dallime të konsiderueshme mes pagave në perëndim dhe pagave në lindje të vendit. Rreth 71 përqind e punëtorëve të kualifikuar të Gjermanisë Lindore fitojnë më pak se homologët e tyre në Perëndim. Sidomos në kompanitë e mëdha, pagat pothuajse nuk kanë ndryshuar vitet e fundit.
Të dhënat tregojnë se 38 për qind e punëtorëve kanë marrë më pak para se punëtorët e pakualifikuar nga perëndimi.
Sipas mediave gjermane, diferenca mes pagave mesatare në lindje dhe perëndim të vendit është ulur me vetëm 47 euro nga viti 2000 deri në vitin 2022.
Në vitin 2000, ajo diferencë ishte 642 euro, ndërsa në fund të vitit 2022 ishte 595 euro.
Në kompanitë me më shumë se 250 punonjës, diferenca mes Lindjes dhe Perëndimit madje është rritur me 161 euro në këtë periudhë.
Kur bëhet fjalë për diferencën e pagave mes Lindjes dhe Perëndimit në nivel vjetor, sipas mediave gjermane, ajo shkon në gati 13 mijë euro.
Në vitin 2021, diferenca e pagave mes Gjermanisë lindore dhe perëndimore, sipas mediave, ishte 12,173 euro./FolDrejt/