Këshilli Kombetar Boshnjak me kryetar personalitetin e njohur Sulejman Ugljanin, qe eshte dhe organi me i larte i boshnjakeve, shqiptareve dhe banoreve te tjere te Krahines se Sanxhakut, te drejtat e te cileve jane dhunuar dhe dhunohen nga Beogradi, keto dite vendosi te kerkoje qe:
-Rajoni i Sanxhakut te kete kushtetuten e vet, parlamentin me fuqi legjislative, gjyqesorin, policine, guvernatorin e vet dhe te zhvilloje zgjedhje me mbikqyrje nderkombetare.
Nuk ka vonuar edhe mbështetja e ish kryeministrit Sali Berisha për këtë veprim të sanxhakut, duke vendosur në Facebook edhe statusin e veprimtarit te njohur te te drejtave te banoreve te Sanxhakut, Ismet Azizi.
KËRKOHET STATUSI SPECIAL PËR SANXHAKUN ME KUSHTETUTË, PARLAMENT, GUVERNATOR DHE GJYQËSOR
MAJ 26, 2019 ISMET AZIZI

Këshilli Kombëtar Boshnjak si organ më i lartë i boshnjakëve në Serbi, përkatësisht në Sanxhak, me seli në Novi Pazar njoftoi iniciativën me të cilën kërkohet status i veçantë për rajonin e Sanxhakut që shtrihet në Serbi dhe Mal të Zi, i cili do të nënkuptonte të ketë kushtetutën e vet e cila do të përpilohet nga ekspertët e Bashkimit Evropian.
Në lidhje me çështjet brenda kompetencës së tij, Sanxhaku do të aprovonte ligjet dhe aktet nënligjore, ndërsa shqiptarëve, boshnjakëve, malazezëve dhe serbët do t’i kenë status të popujve konstituiv, thuhet në këtë iniciativë.
Sipas këtij dokumenti, rajoni do të ketë parlamentin, guvernatorin, qeverinë, policinë dhe gjyqësorin e vet.
“Zgjedhjet e para për këto organe do të mbahen nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, dhe të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me statusin e veçantë në fund do të zgjidhen në kuadër të Komitetit të Posaçëm për Sanxhakun e Bashkimit Evropian”, thuhet në dokument.
Propozohet gjithashtu që Sanxhaku të jetë i demilitarizuar përgjithmonë, nën kontrollin e OKB-së dhe BE-së.
Sipas kësaj iniciative, siç thuhet, nënkuptohet se autoritetet e Serbisë brenda 30 ditëve nga krijimi i statusit të veçantë t’i tërheqin të gjitha forcat ushtarake nga krahina e Sanxhakut, si dhe forcat e policisë që tejkalojnë kërkesat në rrethana normale, ndërsa kufiri i Sanxhakut të kontrollohet nga forcat ndërkombëtare.
Krahina e Sanxhakut në të cilën do të krijohet status të veçantë përfshinë territoret e komunave jo vetë të atyre në Serbi , por edhe ë Mal të Zi: Novi Pazar, Sjenicë, Tutin, Prijepole, Nova Varosh, Priboj, Plevla, Bijello Pole, Beranë, Andrijevicë, Petnjcë, Guci, Plavë dhe Rozhajë.