Ish-presidenti amerikan Barack Obama u kthye në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga largimi nga detyra në janar 2017, pas dy mandateve të tij, për të theksuar përfitimet e kujdesit shëndetësor të përballueshëm dhe për të mbështetur mikun e tij dhe ish-partnerin e qeverisë, Presidentin Biden.
Obama mbërriti në dhomën lindore të Shtëpisë së Bardhë të martën, u përshëndet me brohoritje entuziaste nga anëtarët e Kongresit dhe stafi i Shtëpisë së Bardhë dhe komentoi ndryshimet që kanë ndodhur në rezidencën zyrtare të presidentëve amerikanë që kur e vizitoi për herë të fundit atë. shkruan Zëri i Amerikës, përcjell FolDrejt.
“Bo dhe Sani do të ishin shumë të pakënaqur”, tha ai duke përmendur qentë e tij.