Sipas botimit spanjoll Mundo Deportivo, Barcelona do të bëjë vetëm një nënshkrim në janar, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Klubi spanjoll po kërkojnë të nënshkruajnë me Martin Zubimendin në merkaton e dimrit, pavarësisht se shfaqin interes për lojtarë të shumtë.
Gjigantët katalanas do të duhet të shpenzojnë 60 milionë euro për shërbimet e mesfushorit, pasi klubi e ka identifikuar spanjollin si pasues të Sergio Busquets. /FolDrejt/