Barcelona thuhet se nuk është e gatshme të heqë dorë nga ndjekja e tyre për të transferuar Lionel Messin këtë verë. Kontrata e argjentinasit me PSG-në skadon në verë dhe katalanasit janë gati ta rikthejnë atë aty ku filloi gjithçka, njofton Goal, transmeton Fol Drejt.
Barcelona tashmë ka paraqitur një plan fizibiliteti financiar në La Liga në lidhje me transferimin e Messit. Edhe pse liga hodhi poshtë disa nga treguesit e tyre, klubi është ende i sigurt për kompletimin e nënshkrimit përpara afatit kalimtar të verës.
Sipas gazetarit Cesar Luis Merlo, Barcelona do të vazhdojë të dërgojë propozime të reja në La Liga derisa të marrë miratimin e tyre zyrtar, pas së cilës do t’i prezantojë Messit ofertën e tyre zyrtare.
Messi, gjithashtu, është i qetë për të ardhmen e tij dhe po pret që Barcelona të zgjidhë gjërat me La Ligën. Argjentinasi nuk është pas parave dhe thuhet se është i prirur të pranojë çdo propozim që vjen në tryezë nga ish-klubi i tij./FolDrejt/