Gazeta franceze Jeunes Footeux ka raportuar se Barcelona është e interesuar për të nënshkruar me talentin e ri brazilian Vitor Roque, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Klubi nënshkroi me Robert Lewandowskin këtë verë, por me sulmuesin polak që po arrin vitet e muzgut të karrierës së tij, gjiganti spanjoll po kërkon alternativa më të reja. Katalanasit do të duhet të shpenzojnë 40 milionë euro për të nënshkruar me Roque. /FolDrejt/