Barcelona tashmë po bën lëvizje në treg për të zëvendësuar Gerard Pique pasi mbrojtësi legjendar papritmas njoftoi tërheqjen e tij të enjten, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Inigo Martinez është kandidati kryesor për të pasuar Piqué në mesin e vitit 2023 dhe sipas Diario Sport, ata do të nënshkruajnë së shpejti me qendërmbrojtësin e Athletic Bilbao-s i cili do të jetë pa kontratë më 1 korrik të vitit të ardhshëm.
Raporti shton se Barcelona ka një marrëveshje me Martinezin, i cili ishte subjekt i interesimit këtë verë, për të nënshkruar një marrëveshje kur kontrata e tij të skadojë verën e ardhshme, me 31-vjeçarin që kërkon një ndryshim ambienti. /FolDrejt/