Sipas Fichajes, Barcelona po kërkon të nënshkruajë me Angel Di Marian e Juventusit në afatin e ardhshëm kalimtar të verës.
Skuadra katalanase ka treguar interes të madh për nënshkrimin e fituesit të Kupës së Botës 2022 dhe mund të ndjekin nënshkrimin e tij edhe një herë.
Me Juventusin që e vendos Di Marian në shitje mes trazirave masive financiare dhe zbritjes së pikëve, Barcelona mund të përfitojë nga situata e klubit italian për të nënshkruar me anësorin, transmeton Fol Drejt.