Sipas Fichajes, Barcelona e ka bërë prioritetin e saj për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpool, Luis Díaz në dritaren e ardhshme të transferimeve për të mbështetur lojtarë si Robert Lewandowski dhe Ousmane Dembélé.
Raporti thekson se anësori kolumbian admirohet shumë nga trajneri i Barcelonës, Xavi dhe shihet si një ideal për taktikat e tij. Megjithatë, nënshkrimi i tij do të jetë i vështirë për shkak të kontratës së tij me Liverpoolin deri në vitin 2027./FolDrejt/