Sipas El Nacional, Barcelona po kërkon të fusë Frenkie de Jong në marrëveshjen e tyre për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester City, Bernardo Silva, raporton Goal.
Barcelona ka kërkuar një lëvizje për Silvën, megjithatë, çmimi i kërkuar i Cityt prej 80 milionë eurosh po rezulton të jetë shumë i lartë për katalanasit.
Për të kompensuar këtë, Barcelona po planifikon të përdorë De Jong si pjesë të marrëveshjes. De Jong refuzoi shumë oferta që ai të largohej nga Camp Nou gjatë verës, megjithatë, raporti pretendon se luajtja nën drejtimin e Pep Guardiolës te City e josh atë.
Menaxheri i Barcelonës, Xavi e sheh De Jong-un si pjesë të planeve të tij, por mund të duhet ta lërë atë për të siguruar nënshkrimin e Silvës./FolDrejt/