Gazeta spanjolle Sport ka raportuar se Barcelona është afër nënshkrimit me mesfushorin e Manchester City, Ilkay Gundogan, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Blaugranët kanë konkurruar për nënshkrimin e gjermanit dhe po kërkojnë t’i ofrojnë atij një marrëveshje 2-vjeçare me një opsion për ta vazhduar.
Mesfushori veteran do të fitojë 12 milionë euro në vit gjatë kohës së tij në Spanjë me marrëveshjen që pritet të përfundojë së shpejti. /FolDrejt/