Barcelona ka përshpejtuar bisedimet me klubin brazilian Athletico Paranaense për të nënshkruar me sulmuesin 18-vjeçar Vitor Roque, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Katalanasit janë të vetëdijshëm për faktin se operacioni do të kushtojë 40 milionë euro, por ata janë të prirur për të nënshkruar me një nga talentët më të mëdhenj në futbollin botëror për momentin pasi besojnë se ai është trashëgimtari i Robert Lewandowskit, i cili do të mbushë 35 vjeç në verë. /FolDrejt/