Sipas Fabrizio Romanos, Barcelona dëshiron Aubameyangun si sulmues rezervë për sezonin e ardhshëm, shkruan Fol Drejt.
“Kuptohet se Pierre Aubameyang mbetet në listën e Barçës si sulmues rezervë për sezonin e ardhshëm. Auba do të largohet nga Chelsea – ai do të donte të kthehej në Barça.”, shkroi Romano në Facebook.
Romano shtoi se marrëveshja do të varet nga Fair Play Financiar, ndërsa njoftoi se Vitor Roque, ka qenë gjithmonë opsioni i preferuar, por i vështirë për shkak të çmimit të lartë. /FolDrejt/