Barcelona mbetet e interesuar të nënshkruajë mesfushorin e talentuar nga Brescia këtë verë, Sandro Tonali.
Kjo është sipas një raporti në gazetën italiane La Stampa, ku thuhet:
Barcelona do të bëjë pazar në Itali, këtë vit, me sulmuesin e Interit Lautaro Martinez, mesfushorin Miralem Pjanic të Juventus dhe Tonali tre objektivat e tyre kryesore.
Sipas nje raporti në Corriere della Sera, thuhet se Blaugranet janë të gatshëm të paguajnë 60 milion € për mesfushorin italian.
Mesfushori i talentuar italian ka fituar edhe nofkën si “Andrea Pirlo i ri”, po ashtu Andrea Pirlo kishte filluar karrierën e tij me klubin Brescia.