Barcelona gjithë fokusin e ka tek lojtarët e lirë për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ri.
Ka qenë drejtori Mateu Alemany që ka konfirmuar se qëllimi i klubit është të nënshkruajnë me futbollistë të lirë dhe pa kontrata.
“Ne duhet të fokusohemi gjithnjë e më shumë në tregun e lojtarëve që janë të lirë”, tha Alamany ditë më parë.
E dy emrat që janë në listën e Barcelonës për sezonin e ri janë mesfushorët e Chelseat, N’Golo Kante dhe mesfushori italian Jorginho.
Të dy mesfushorët në verën e vitit 2023 do të mbetën të lirë dhe ende nuk kanë nënshkruar kontratat e reja me klubin londinez.
Drejtuesit e Chelseat i kanë ofruar kontratat e reja lojtarëve në fjalë, por që ata ende nuk i kanë pranuar ato.
Gjithsesi Barcelona po e monitoron situatën e dyshes dhe pritet të fillojë bisedimet me Kanten e Jorginhon në muajin janar, gjithmonë nëse dyshja nuk do të vazhdojnë kontratat me Chelsean deri në atë periudhë kohore.