Kessie (26-vjeçar) erdhi në Barcelonë si agjent i lirë në verën e vitit 2022, pasi i skadoi kontrata pesëvjeçare me Milanin. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë bëri 38 paraqitje për klubin katalanas, por kryesisht si rezervë e trajnerit Xavi Hernandez. Prandaj Sport shkruan se Barcelona mund ta shesë atë tashmë në fund të këtij sezoni, sepse i duhen para për shkak të Fair Play-it financiar, për të sjellë lojtarë të rinj dhe për të rikthyer Leo Messin.
Nuk u shpenzuan para për ardhjen e Kessie, që do të thotë se ata mund të fitojnë para duke e shitur atë. Sipas Transfermarkt, ai ka një vlerë prej 28 milionë eurosh, me të njëjtin sajt që e vlerësoi atë në 55 milionë euro në qershor 2021. Sport shkruan se drejtuesit e klubit bashkë me Kessie po mendonin edhe për shitjen e portierit danez Andreas Christensen.
“Xavi ishte i qartë – ai dëshiron të mbajë Christensenin sepse mendon se Barcelona bëri një hap mbrojtës me ardhjen e tij”, shkruajnë mediat spanjolle.
Nga ana tjetër, Xavi nuk ka një rol të rëndësishëm për Kessie, i cili shpesh nuk ishte në 11-shen e parë edhe kur mungonin Frenkie de Jong dhe Pedri. Trajneri i katalanasve beson se mesfusha nuk është e mbushur mirë, prandaj edhe kapiteni i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan mund të vijë pas skadimit të kontratës, transmeton Fol Drejt.