Barcelona po kërkon të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester Cityt, Julián Álvarez për të zëvendësuar sulmuesin aktual Robert Lewandowski, pretendon Fichajes.
Sipas raportit, Barcelona po kërkon të nënshkruajë me sulmuesin argjentinas në rast se Manchester City sanksionohet për shkeljet e tyre të supozuara financiare, të cilat mund t’i bëjnë ata të kenë nevojë të shesin disa lojtarë.
Ata shpresojnë ta bëjnë Álvarez-in sulmuesin e tyre kryesor për dekadën e ardhshme, transmeton Fol Drejt.