Pavarësisht se ka marrë një interes të madh nga ekipet si, Manchester United, Atletico Madrid, Roma dhe Juventusi, duket se Depay mund të shkojë në San Siro këtë muaj, me Interin që tani është në pozitën e parë për të blerë atë.
Kjo është sipas gazetarit spanjoll dhe ekspertit të Barcelonës, Gerard Romero, i cili zbulon se Interi dhe Barcelona kanë rënë dakord për kushtet në lidhje me një marrëveshje shkëmbimi që përfshin të dy futbollistët, Memphis Depay dhe ish-sulmuesin e Lazios, Joaquin Correa, duke u shkëmbyer kështu në skuadrat e tyre përkatëse.
Gazetari i njohur mendon se marrëveshja është afër dhe ka nevojë vetëm për dritën jeshile të holandezit, transmeton Fol Drejt.