Barcelona po e ndiqte me interes Matthijs de Ligt një vit më parë, duke u përpjekur të bindte të riun nga Ajax që të vinte dhe të bashkohej me ta, së bashku me shokun e tij të skuadrës Frenkie de Jong.
Në fund ata arritën ta sigurojnë vetëm këtë të fundit, por nuk e ka përfunduar interesi i tyre për de Ligt, i cili përfundoi në Juventus.
Mendohej që Juve e kishin hequr de Ligt nga lista e largimeve por Mundo Deportivo sot insistojnë që Blaugranet po përpiqen të gjejnë një marrëveshje për hollandezin.
Nuk do të jetë një detyrë e lehtë, Juventus nuk ka dëshirë të heqë dorë nga lojtari për të cilin investuan kaq shumë gjatë një viti më parë.
Por nëse bëhet oferta e duhur, gjithmonë ekziston një shans që ata të tundohen të ulin humbjet e tyre në një veprim që deri më tani nuk ka funksionuar shumë mirë për lojtarin ose klubin nga Torino.