Sipas Mundo Deportivo, Barcelona tashmë ka ndërmarrë hapat e parë në ndjekjen e veteranit të Manchester City, Ilkay Gundogan, kontrata e të cilit me Sky Blues skadon në fund të sezonit dhe mund të jetë në dispozicion si një transferim i lirë.
Vetë Gundogan është i hapur ndaj idesë për t’u transferuar në Spotify Camp Nou. Prioriteti i parë i Barcelonës ishte transferimi i Bernardo Silvës së Manchester Cityt, por skuadra katalanase nuk është në gjendje të përballojë tarifën e transferimit prej 65-70 milionë euro për portugezin, gjë që ka rezultuar që Gundogan të shfaqet si alternativa e përsosur duke pasur parasysh aftësitë e tij teknike dhe shkathtësi./FolDrejt/