Barcelona rikthehet në kreun e La Ligas. Skuadra e Setien fitoi minimalisht 1-0 në “Camp Nou” kundër Atletic Bilbaos. Ekipi katalanas vuajti shumë për krijimin e rasteve, duke u bllokuar nga loja mjaft e mirë e baskëve.
Setien nxjerr nga fusha Arthur dhe Griezmann dhe aktivizon Puig dhe Ansu Fatin, dy talente që i japin një tjetër ritëm lojës. Rakitic sjell më shumë freski në vendin e Busquets, por jo vetëm kaq.
Kroati do të shënonte golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 71-të, pas një këmbëngulje të gjatë brenda zonës. Messi shpërdoroi një mundësi të mirë shënimi disa minuta më pas për të gjetur golin e 700-të në karrierë.
Me këtë fitore skuadra e Barcelonës rimerr kreun e La Ligas me 68 pikë, 3 më shumë se Real Madrid, që luan nda Mallorcas të mërkurën në mbrëmje.