Kandidati për president i Barcelonës Victor Font, mendon se klubi rrezikon falimentin. Ai ka folur në lidhje me situatën e katalanasve dhe beson se asgjë nuk është në vendin e duhur.
“Për një kohë të gjatë ne kemi lajmëruar anëtarët e klubit se gjithçka po shkon drejt një stuhie të madhe. COVID-19 ka ndikuar negativisht në çdo fushë të jetës, po ashtu dhe në sport.
Kemi parë se si klubi po sillet në mënyrë jo të mirë dhe ka probleme në organizim. Rreziku i madh? Barcelona mund të shkojë drejt një falimenti ekonomik dhe moral. Game Over”, deklaroi për mediat iberike.