Barcelona ka përzgjedhur Benjamin Pavard të Bayern Munichut, Diogo Dalot të Manchester United dhe Juan Foyth të Villarrealit për të forcuar vendin e mbrojtësit të djathtë në afatin kalimtar dimëror, shkruan Mundo Deportivo, transmeton Fol Drejt.
Katalanasit kanë qenë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë që nga fillimi i sezonit, por nuk do të jetë e lehtë për të nënshkruar me këta lojtarë në mes të sezonit pasi ata janë të gjithë të rëndësishëm për klubet e tyre përkatëse.