Sipas Calciomercatoweb, Barcelona po monitoron situatën aktuale të ish-trajnerit të Chelseat, Thomas Tuchel dhe e rendit atë si pasardhësin e mundshëm të trajnerit aktual Xavi.
Thuhet se administrata e Barcelonës nuk është shumë e kënaqur me performancën e Xavi në këtë sezon, pavarësisht shpenzimeve të tyre ekstravagante. Ata mund të konsiderojnë ta lirojnë atë nga detyrat e tij nëse ai dështon të fitojë ligën dhe Tuchel pritet ta zërë vendin e tij./FolDrejt/