Sipas Fichajes, Barcelona mund të kërkojë të rikthejë ish-sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang në rast se Memphis Depay largohet në këtë afat kalimtar.
Depay thuhet se mund t’i bashkohet Atletico Madridit për të zëvendësuar João Félix i cili së shpejti do t’i bashkohet Chelseat në formë huazimi. Barcelona e sheh Aubameyang si nënshkrimin e duhur për pjesën tjetër të sezonit, thuhet në raport./FolDrejt/