Barcelona shpreson të ri-nënshkruajë me Lionel Messin me paga më të ulëta se sa ishte kur u largua nga klubi pothuajse dy vjet më parë, sipas Sport, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Ata po hartojnë një kontratë dyvjeçare me vlerë një të katërtën e pagës së fundit, e cila ishte rreth 100 milionë euro bruto në sezonin 2020-21. Marrëveshja do t’i lejojë Messit të largohet pas një sezoni me një pagë prej 25 milionë euro bruto.
Paga e tij neto do të jetë 13 milionë euro, që do të jetë rreth nivelit ë pagave të Robert Lewandowskit. /FolDrejt/