Barcelona ka qenë prej kohësh adhurues i mesfushorit 28-vjeçar të Man City, Bernardo Silva, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Pas dështimit për të përfunduar një lëvizje të tij në verë, Barcelona po kërkon të sigurojë shërbimet e portugezit në janar, sipas Todofichajes. Transferimi vlerësohet të kushtojë rreth 55 milionë euro plus shtesa me mesfushorin që thuhet se tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me klubin katalanas. /FolDrejt/