Sipas Fichajes, Barcelona do të bëjë një lëvizje për mesfushorin e huazuar të Juventusit, Denis Zakaria në afatin kalimtar të verës për të forcuar mesfushën e tyre, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Zakaria aktualisht është në huazim te Chelsea dhe raporti thotë se ai nuk ka gjasa të nënshkruajë me blutë. Juventusi do të kërkojë një çmim prej 20 milionë eurosh nëse Barcelona dëshiron të transferojë mesfushorin. /FolDrejt/