Ylli i ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut dhe Levantes, Enis Bardhi, arriti ta marrë vëmendjen e tifozëve të futbollit të shtunën, përmes golit të shënuar në ndeshjen kundër Espanyolit.
Levante arriti të sigurojë fitore me rezultat 3:1 në ndeshjen e zhvilluar sot kundër Espanyolit në stadiumin RCDE, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 30-të të La Ligës.
Espanyolit iu dëmtuan dukshëm gjasat për mbijetesë pas kësaj disfate, përderisa Levante vazhdon të mbetet në gjysmë të tabelës. Megjithatë, të gjithë vëmendjen e mori Enis Bardhi me golin e tij të shënuar në minutën e 67-të të ndeshjes.
Pas ndeshjes, Bardhi tha: “Kemi vuajtur, kjo është normale sepse jemi shumë të lodhur, por luajtëm shumë mirë sot. E nisëm mirë, patëm raste, goli erdhi. Por, pastaj ata e barazuan rezultatin”.
“Por, ndeshjet janë të gjata dhe sot ne ditëm shumë mirë si ta përfundojmë atë. Rastet e tyrë nuk ishte të shumë të mira dhe goli im na dha më shumë vetëbesim. Ne erdhëm në këtë ndeshje pas dy ndeshjeve ku kishim marrë barazim në minutën e fundit dhe kjo na e shtoi besimin”.
“Ne kemi shumë pak kohë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Atletico Madridit, por duhet ta analizojmë lojën që e bëmë sot dhe të tentojmë t’i mposhtim ata”.