Pronari i kompanisë së autobusëve “Barileva Turist”, Naser Januzi, ka treguar për Klankosova.tv se si erdhi deri tek aksidenti mes njërit prej autobusëve të tyre dhe tramvajit në Duseldorf të Gjermanisë.
“Shoferi ka ardhur nga parkingu për t’u ndalur në stacion dhe për t’u nisur për rrugë. Derisa autobusi ka hasur në pengesë të automjeteve në anën e përparme dhe është ndalur, tramvaji ka ardhur nga mbrapa dhe e ka goditur në anën e pasme autobusin”, ka thënë Januzi në përgjigjen e tij me shkrim.
Megjithatë, sipas Januzit, dëmet janë të vogla si në autobus ashtu edhe në tramvaj, pasi sipas tij, shpejtësia e tramvajit ka qenë shumë e vogël.
Tutje, pronari i “Barileva Turist” tha se nuk e ka parë të arsyeshme të raportojnë aksidentin, pasi nuk ka pasur udhëtarë në autobus dhe nuk ka pasur të lënduar.