Si çdo ditë tjetër doli për të kullotur bagëtitë në fushat e Istogut.
Por, të martën 18 vjeçari dyshohet se tentoi të bëjë edhe diçka tjetër. Djali, sipas policisë, deshi ta dhunojë një djalë tjetër 11 vjeçar.
I mituri pasi i ndodhi rasti u kthye në shtëpi duke qajtur, derisa i tregoi nënës së tij çfarë ka ndodhur.
Sipas Qendrës për Punë sociale në Istog i vogli u kishte thënë se ishte marrë me dhunë nga rruga për t’u dërguar në një livadh.
Me të dyshuarin po merren organet e drejtësisë ndaj të cilit kanë kërkuar paraburgim prej 30 ditësh.