Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Vushtrri i cili barte armë pa leje në brez.
“Personi i dyshuar H.Ç., 21 vjeçar është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor. Arma e llojit pistoletë, një karikator dhe tre fishek janë sekuestruar nga policia në cilësi të provave materiale”, transmeton Fol Drejt.
“Personi i dyshuar në fjalë është intervistuar dhe pasi që është kontaktuar prokurori kujdestar është liruar në procedure te rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatën e policisë./FolDrejt/