Patriarku Ekumenik Bartholomeu I po viziton të mërkurën dhe të enjten ipeshkvinë greko-katolike të Lungros në Kalabri të Italisë. Është një vizitë e shkurtër dhe domethënëse e Patriarkut, shkruajnë mediat e Vatikanit. Në fakt bëhet fjalë për arbëreshët ortodoksë, të cilët janë larguar në Itali prej shekullit të 15-të.
Ky hap shihet si një përafrim mes ortodoksëve dhe katolikëve.
Në fakt shumë shqiptare prej disa dekadash kanë shfaqur shqetësimin se arbëreshët po asimilohen dhe se duhet të merren masa qoftë për t’u dërguar prift shqiptar atje, por edhe që të hapen shkolla në gjuhën shqipe./Foldrejt.com