Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë online më të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit duke u prezantuar edhe programin ”Rinia fiton”
Basha zotohet se sfida e tij si kryeministër i ardhshëm mbetet mbështetja dhe punësimi i studentëve pas përfundimit të shkollës.Po ashtu ai ka renditur edhe përfitimet e të rinjve nga programi i PD, si 5 mijë bursat e plota në vot, zerimi apo përgjysmimi i tarifave, mbështetja për familjet me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja në muaj apo praktikat e paguara për 10 mijë ekselentët, në masën e 30 mijë lekëve të reja në muaj.
Sipas Bashës, programi i PD u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare.
Sot në një bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, u ndalëm tek problemet e tyre, sikundër diskutuam dhe për programin tonë “Rinia Fiton”, që u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare. Ndalja e largimit të të rinjve, reforma në çdo hallkë të arsimit, mbështetja financiare për studentët nga familjet e varfra, por dhe perfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, ishin disa nga çështjet për të cilat i njoha të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkani…