Sot në Kuvend kryetari i PArtisë Demokratike të Shqipërisë i ka bërë thirrje Ramës që të gjejë një zgjidhje politike, sepse sipas tij vendi është në krizë, ose përndryshe më 16 shkurt “populli do t’i spastrojë”, tranmeton Foldrejt.com.
“Sot është rasti i parafundit për t’i bërë një thirrje ndërgjegjes së socialistëve të ndershëm, që detyrojnë kukullat e krimit dhe të oligarkisë, që kanë mbushur këtë sallë dhe bandat e qeverisë, t’i thërrasin zërit të arsyes dhe t’i japin rrugë një zgjidhjeje politike përpara se populli të vendosë të marrë në dorë fatet e tij dhe të spastrojë këtë sallë, institucionet nga krimi dhe oligarkia që i kanë kapur prej fyti. Sesa e ka humbur sensin e realitetit, sesa larg realitetit është ky parlament kukull i krimit dhe oligarkisë, mjafton çdo moment retorike qeveritare, siç ishte ky që sapo ndoqëm këtu”, tha Basha nga foltorja e Kuvendit./ Foldrejt.com